Në fundjave në Prishtinë, si rezultat i ndezjes se mbeturinave, në lagjen Dardania në Prishtinë janë djegur 4 vetura.
Një ngjarje e tillë është njoftuar nga Vrojtuesit e Lagjes, të cilët në faqen e tyre në Facebook kanë publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes.
“4 makina kanë pësuar nga djegia e bërllokut në Dardani gjatë fundjavës” shkruhet në postimin e tyre.