Janë plot 30 ditë ushqim i programuar, ndaj të gjithë myslimanët janë gati për të bërë një sakrificë tjetër në këtë muaj agjërimi. Mjekët këshillojë që duhet të keni kujdes me dietën gjatë Ramazanit.
Drejtori i Shëndetit Publik në Samsun, Turqi, Dr. Mustafa Kasapoaylu, paralajmëroi se konsumi pa kujdes i ushqimit gjatë Ramazanit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore që lidhen me stomakun dhe zorrët.
“Gjatë Ramazanit, njerëzit ulin sasinë e ushqimit që i japin trupit dhe ngadalësojnë në këtë mënyrë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndihmoni që metabolizmi të kthehet dalëngadalë në normalitet”,- thotë Dr. Kasapoaylu.
Po cilat janë ushqimet më të mira gjatë muajit të sakrificës? Sipas dietologëve, nëse vërtet dëshironi që të humbni peshë gjatë kësaj periudhe të vitit, këshilla më e mirë është të keni kujdes sidomos me ushqimet me shumë yndyrë dhe të skuqurat.
Ushqimet më të mira janë: Frutat dhe perimet, Buka, çerealet dhe patatet, Mish pule dhe peshk, Produktet e qumështit, qumësht dhe djathë, Ushqimet pa yndyrë dhe pa sheqer, Ushqimet që duhen shmangur
Ushqimet e pjekura shumë – patate të skuqura, mish i pjekur, si edhe produkte brumi. Ushqimet me yndyrë dhe nivel të lartë sheqeri – ëmbëlsirat me sherbet. Ushqime të gatuara me yndyrë të lartë – salcat me shumë vaj dhe pasta të yndyrshme
Alternativa të tjera të shëndetshme: Kryesisht ushqimet e pjekura në furrë janë një alternativë e mirë. Ushqimet gjysmë të bëra, si perimet që tiganisen për disa minuta. Mish pule i pjekur në furrë, peshku është gjithashtu një alternativë e suksesshme, sepse ruan edhe aromën dhe shijen e ushqimit.