Kosovë
Diaspora ia mësyn Kosovës
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentin Gara, ka thënë se deri për festën e Fitër Bajramit më 13 maj, janë shtuar rreth 16 fluturime.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Lehtësimi i masave në disa shtete të Bashkimit Evropian, sidomos në ato ku është mese shumti e koncentruar diaspora kosovar, ka bërë që një fluks i madh i kosovarëve të nisen për vendlindje. Megjithatë, pandemia nuk ka penguar diasporën për të ardhur në Kosovë, por masat në vendet evropiane kanë bërë që numri i udhëtarëve për në Kosovë të ulet.
Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentin Gara, ka thënë se deri për festën e Fitër Bajramit më 13 maj, janë shtuar rreth 16 fluturime.
“Nëse i referohemi fluturimeve, deri me datën 13 janë shtuar rreth 16 fluturime”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka bërë të ditur se që nga heqja e karantinës në Zvicër, është shtuar numri i fluturimeve gjatë muajit maj.
“Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova, janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj”, ka bërë të ditur Gara.
Kujtojmë se shkaku i pandemisë, Kosova është përballur me ndalesa pasi ka qenë pjesë e listës së zezë në disa vende evropiane.
Kjo ka ndikuar në uljen e numrit të vizitorëve në Kosovë, me ç’rast është ulur edhe numri i fluturimeve nga diaspora për në Kosovë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
