Lajme
Dialogu të mos vihet në pikëpyetje, kërkojnë Franca dhe Gjermania

Publikuar
2 vjet më parëmë

Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë ta mbështesë procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili është pezulluar në dhjetor të vitit 2020, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 si dhe zhvillimeve fundit në politikën kosovare.
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, në një intervistë ekskluzive për klankosova.tv ka thënë se gjëja më e
rëndësishme është që dialogu në vetvete të mos vihet në pikëpyetje dhe se kërkimi për një zgjidhje të mosmarrëveshjes me Serbinë të jetë pjesë e perspektivës evropiane.
“Qëllimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme midis dy vendeve, e cila zgjidh të gjitha çështjet e mbetura dhe kontribuon në stabilitetin rajonal”, ka thënë Butel.
“Që nga korriku i vitit 2020, negociatat me Serbinë kanë rifilluar në Bruksel. Ndonëse, këto janë pezulluar për shkak të krizës shëndetësore dhe situatës politike në Kosovë, janë arritur disa rezultate, veçanërisht në çështjen e personave të zhdukur dhe personave të zhvendosur. Ka akoma shumë tema për t’u adresuar të cilat do të kërkojnë mobilizimin e ekipeve negociuese”.
“Franca, së bashku me Gjermaninë, është e përkushtuar për të mbështetur këtë proces dhe këtë do ta bëjë edhe me tej. Franca mbështet ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit të saj të posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak”.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
