Lajme
Dialogu me Serbinë: LVV kërkon unifikim të spektrit politikë në Kosovë
Qeveria Kurti dhe gjithë klasa politike në Kosovë duhet të ulen për të diskutuar në raport me parimet dhe objektivat e dialogut

Publikuar
2 vjet më parëmë

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon unifikim të spektrit politik në Kosovë, kur është në pyetje dialogu me Serbinë dhe për këtë po kërkon që dakordohen parimet dhe objektivat dialoguese të Kosovës.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se qeveria Kurti dhe palët politike duhet të ulen për të diskutuar për parimet dhe objektivat e dialogut me Serbinë.
Sipas saj ky proces ka shkaktuar kriza të vazhdueshme në vend.
“Qeveria Kurti dhe gjithë klasa politike në Kosovë duhet të ulen për të diskutuar në raport me parimet dhe objektivat e dialogut. Dialogu ka shkaktuar përbrenda Kosovës edhe kriza të vazhdueshme politike. Kjo nuk është çështje vetëm e qeverisë”, ka thënë Kusari, në Euroneës Albania
“Tani është momenti që klasa politike në Kosovë të kenë një unitet në lidhje me çështjen e dialogut”, u shpreh ajo më tej. Ajo shtoi se tani është koha që palët politike në Kosovë të diskutojmë për përmbajtjen sesi duhet të diskutohet në raport me Serbinë.
“Kosova duhet të flasë me një zë dhe të ketë qasjen e njëjtë në raport me Serbinë”, tha ai. Sa i përket platformës për dialog, ajo tha se kjo është kompetencë e kryeministrit Kurtit dhe pritet që ta prezantojë ky i fundit.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
