fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Dialogu: Kurti raporton në Kuvend

Me miratimin e kryesisë u vendos që raportimi i kryeministrit Albin Kurti të ndodhë si pikë e katërt e rendit të ditës në seancën e rregullt plenare më 11 qershor, ditën e premte.

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi në Kuvend gjatë të premtes.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Në rend dite përpos pikave të rregullta të seancës së ardhshme plenare u diskutua edhe kërkesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për raportim para deputetëve të Kuvendit në raport me zhvillimet që lidhen me dialogun Kosovë-Serbi. Me miratimin e kryesisë u vendos që raportimi i kryeministrit Albin Kurti të ndodhë si pikë e katërt e rendit të ditës në seancën e rregullt plenare më 11 qershor, ditën e premte. Gjithashtu kuvendi vazhdon punimet ditën e hënë me debatin parlamentar të kërkuar nga Grupi Parlamentar të PDK-së për gjendjen ekonomike dhe efektet e pandemisë në Kosovë”.

Kusari-Lila ka njoftuar se në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar proces shtesë në kuadër ë procesit të intervistimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe bordeve të trupave që i raportojnë Kuvendit.

“Ky proces shtesë mbetet për t’u trajtuar në kryesi më tutje në raport qoftë me incizimin e intervistave apo rritjen e transparencës me përshkrim apo transkriptim të intervistave të kandidatëve. Kjo kërkesë ishte tërësisht e lidhur me përgjegjësinë që e kemi secili si deputet për mbështetje të kandidatëve edhe prezantim para opinionit  publik të kualitetit profesional dhe integritetit personal të atyre që synojnë të marrin poste publike përmes trupave që i raportojnë Kuvendit të Kosovës”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021