Kosovë
Dialogu: Albin Kurti raporton në Kuvend
Kuvendi pritet të mblidhet sërish të hënën e javës së ardhshme, më 14 qershor për të mbajtur debat parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Seanca plenare e Kuvendit mbahet sot (e premte) në orën 11:00, njofton zyra për informim e Kuvendit.
Mes tjerash në këtë seancë do të ketë diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, thirrur nga kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.
Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.
Kurse, Kuvendi pritet të mblidhet sërish të hënën e javës së ardhshme, më 14 qershor për të mbajtur debat parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.
Seanca mbahet me këto pika të rendit:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
8. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).
