Ka filluar dezinfektimi i salles 1 Tetori, proces ky që do të bëhet çdo ditë nga ora 12:30-13:30. Salla 1 Tetori është shnderuar në qendër të vaksinimit kundër Covid 19.
Ndërkohë që mbrëmjen e së dielës, më 28 mars në Kosovë kanë arritur vaksinat e para antiCOVID-19, si pjesë e programit COVAX, e që në tërësi janë 24 mijë doza të vaksinës AstraZenec.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ndërkaq ka njoftuar se procesi i vaksinimit do të filloj të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.
Këtë informatë Vitia e bëri të ditur në një takim online me Këshillin e Kryetarëve të Komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit pasë arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave anti-COVID-19./tipografi/