Lajme
Detaje të reja lidhur me policin që u gjet i vdekur në Pejë, dyshohet se bëri vetëvrasje

Publikuar
2 vjet më parëmë

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, që është gjetur i vdekur pasditën e sotme në Pejë, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.
Lajmin për gjetjen e policit pa shenja jete e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ndërsa, ‘Radio1’ merr vesh se polici ka kryer vetëvrasje. Ai ishte në shërbim si polic i sigurisë së objekteve me rëndësi, konkretisht në perimetrin e ‘Patrikanës’ së Pejës ku edhe është gjetur.
Polici me inicialet E.S. (emër i njohur për redaksinë) është i komunitetit boshnjak, ndërsaqë në vendin e tij të punës, kabinën/pikën e Patrikanës është gjetur i varur.
Burime brenda Policisë së Pejës i kanë deklaruar se polici në fjalë ka qenë i qetë dhe koleg i respektuar, përderisa rrethanat që e kanë çuar në këtë akt, janë duke u hetuar.
Ndërsa, në njoftimin zyrtar nga Policia konfirmohet se polici është gjetur pa shenja jete.
“Sot me datë 01/03/2021 në ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësiti policor ka shkuar në lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për të kryer procedurat tjera të nevojshme”, theksoi Rugova.
Rugova tha se detaje tjera lidhur me rastin do të bëhen publike pasi të përfundojnë procedurat./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
