Kronikë e zezë
Detaje të reja: Kokaina e konfiskuar ishte ambalazhuar me markën e pijeve alkoolike braziliane (Video)
Sasia e drogës që u kap në Lipjan të Kosovës në një ngarkesë mishi pule e shkarkuar në portin e Durrësit, ishte paketuar me adeziv dhe mbi të qe stampuar marka e njohur braziliane e pijeve alkoolike “Velho Barreiro”.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Janë siguruar pamje të detajuara të pakove që përmbanin ngarkesën prej 400 kilogramësh kokainë të kapura në Kosovë ditën e djeshme.
Sasia e drogës që u kap në Lipjan të Kosovës në një ngarkesë mishi pule e shkarkuar në portin e Durrësit, ishte paketuar me adeziv dhe mbi të qe stampuar marka e njohur braziliane e pijeve alkoolike “Velho Barreiro”.
Ditën e sotme për operacionin e djeshëm doli në një njoftim për shtyp (kliko këtu për të parë deklaratën) edhe “Guardia Di Finanza” në Itali, e cila dha detaje të mëtejshme.
Ngarkesa e drogës “kokainë e pastër” u pikas nga autoritetet italiane në Kalabri. Dogana e Gioia Tauros në Reggio Calabria sinjalizoi kokainën dhe vuri në lëvizje strukturat e tjera duke nisur operacionin në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe kosovare për të lënë nën vëzhgim vijimin e rrugëtimit të saj.
Guardia Di Finanza tha se pas ndërhyrjes 25 persona u shoqëruan në polici, 7 prej të cilëve u arrestuan. Nëse do të hidhej në treg ngarkesa e kokainës do të kapte koston e përfitimeve deri në 100 milionë euro.
Për kapjen e 400 kilogramëve kokainë reagoi sot edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim. Ajo tha përmes një postimi në Twitter se ky aksion “është rezultat i një bashkëpunimi të fortë midis SPAK, Policisë dhe DEA-s”./euroneës.al/tg/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
