Lajme
Dështon seanca ndaj Ukë Rugovës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në Departamentin për Krime të Rënda me të nisur rishtazi seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova djali i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova ajo dështoi përsëri pasi që avokati mbrojtës, Besnik Berisha kërkoi të shkoj në një rast tjerë. Seanca e radhës u njoftua për 30 mars në orën 13:15.
Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova ishte pjesë e një grupi qëllimi i të cilit ishte përfitimi material, duke furnizuar individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit, shkruan rtk. Kryesuesja e trupit gjykues, Fatmire Dermaku tha se shqyrtimi gjyqësor fillon rishtazi. Ajo tha se sot palët e dyshuara do të legjitimohen edhe njëherë nga fillimi.
Mbrojtësi i të dyshuarit, Izet Beqiri, Besnik Berisha kërkoi nga gjykata mirëkuptim që t’i mundësohet të shkoj një rast tjetër meqenëse është në përfundim një proces tjetër gjyqësor. Dhe trupi gjykues e lejoi avokatin mbrojtjes të largohet nga salla. Hetimet për këtë rast kanë nisur më 19 nëntor 2013./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
