fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Dëshmia e plotë me pretendimet e Simmons për skandalet e rënda në EULEX

Në dëshminë e tij, Simmons hedh pretendime serioze se gjyqtarë të EULEX kanë udhëtuar disa herë në Serbi, e atje madje kanë çuar edhe dosje të krimeve të luftës. Madje, Simmons në dëshminë e tij thotë se misioni nuk u besonte gjyqtarëve vendor në Kosovë, pasi që sipas tij për ta ekzistonte “përceptimi” se nuk do t’i shpallnin fajtorë ish-ushtarët e UÇK-së që po gjykoheshin në atë kohë.

Publikuar

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me skandalet që ai pretendon se kanë ndodhur në misionin ligjvënës të Bashkimit Evropian.

Pas gati 2 muaj, atij i është miratuar dje kërkesa nga Komisioni për Legjislacion.

Lajmi.net e ka siguruar të plotë dëshminë e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons mbi skandalet e pretenduara nga ai në misionin ligjvënës të Bashkimit Evropian.

Në dëshminë e tij, Simmons hedh pretendime serioze se gjyqtarë të EULEX kanë udhëtuar disa herë në Serbi, e atje madje kanë çuar edhe dosje të krimeve të luftës. Madje, Simmons në dëshminë e tij thotë se misioni nuk u besonte gjyqtarëve vendor në Kosovë, pasi që sipas tij për ta ekzistonte “përceptimi” se nuk do t’i shpallnin fajtorë ish-ushtarët e UÇK-së që po gjykoheshin në atë kohë.

“Shumices se Gjyqtareve vendor te Kosoves nuk iu besohej brenda Misionit. Ekzistonte nje perceptim i perhapur brenda Misionit se nese gjyqtaret vendor kishin qasje ne informata te ndjeshme ata do te shpalosnin nje informate te tille. Gjithashtu ekzistonte ndjenja se gjyqtaret vendor nuk do ta shpallnin fajtor ndonje ushtar te UCK-se apo ndonje te pandehur te profilit te larte me origjine Shqiptare. Perberja e Paneleve shqyrtohej me kujdes per te siguruar qe, ne rastet ishin te rendesishme per Misionin, te kishte shumice te Gjyqtareve te EULEX-it dhe atyre gjyqtarev do tu besohej shpallja e fajesise”, thotë Simmons në njërën prej pikave të raportit të tij.

Simmons tutje thotë se përveç ndaj gjyqtarëve, kishte presion edhe ndaj prokurorëve të EULEX që të hetojnë rastet ku të përfshirë ishin persona të profilit të lartë, ani pse ndaj tyre mund të mos ketë patur fare fakte.

E pretendimet e Simmons nuk ndalen vetëm në misionin e EULEX. Sipas tij, pakënaqësia e BE-së me ish-kryeprokurorin e Speciales, David Schwendiman, kishte çuar në zëvendësimin e tij.

Arsye parësore, Simmons e përmend faktin se BE konsideronte se Schwendiman nuk po gjente prova kundër krerëve të UÇK-së.

“Pas themelimit te Dhomave te Vecanta te Kosoves une kam filluar te degjoje thashetheme qe qarkullonin te Managjmenti i Larte se “Brukseli” nuk ishte i kenqaur me Prokurorin e Dhomave te Vecanta, David Schëendeman, sepse zyra e tij nuk kishin hapur aktakuza. Insinuata ne ate kohe ishte se zyre prokurorit kishte menduar se deshmia kunder disa anetareve te profilit te larte te UCK-se ishte e dobet,, ne rastin me te mire. Une isha informuar se diskutimet vazhdonin ne Bruksel me pikepamjet se Z. Schmendenman te zevendesohej nga nje person tjeter qe do mund ti “besohej””, thuhet tutje në raportin e Simmons.

Ish-kryegjyqtari përmend edhe ndërhyrje të rënda nëpër procese të rëndësishme penale të cilat po hetoheshin nga EULEX.

Ai thotë se dëshmitarëve në disa raste “i premtohej bota” në këmbim të dëshmive të tyre. Atyre u thuhej se do të akomodoheshin në një shtet të BE-së.

Skandalet e pretenduara në EULEX nga Simmons përfshijnë edhe sjellje që tejkalojnë çdo normë të etikës profesionale të gjyqtarëve.

Në një rast, gjithmonë sipas Simmons, në mes të një gjykimi për përdhunim, gjyqtari i Trupit Gjykues i EULEX kishte vizituar viktimën në shtëpinë e saj  që ta dëgjojë dëshminë e saj. Por, aty nuk ishte i pranishëm as prokurori dhe as avokati.

“Në tetor 2014 m’u afrua një gjyqtar i EULEX-it në Mitrovicë. Ai më tregoi për sjellje të keqe në të cilën ishin të përfshirë gjyqtarët e EULEX-it në Mitrovicë. Këtu përfshihej një gjyqtare e EULEX-it, e cila e kishte kryer një proces të identifikimit në zyrën e saj, në mes të gjykimit, me të pandehurin dhe avokatin mbrojtës por pa praninë e prokurorit. Në rastin e dytë, në mes të një gjykimi për përdhunim, kryetari i trupit gjykues të EULEX-it e ka vizituar viktimën në shtëpinë e saj në mënyrë që ta dëgjojë dëshminë e saj.  As avokati mbrojtës as prokurori nuk kanë qenë të pranishëm”, pretendon tutje Simmons.

Përveç kësaj, sipas Simmons, në mesin e të gjitha ndërhyrjeve nëpër procese, gjyqtarët e EULEX në Kosovë gjenin kohë edhe të merrnin prostituta për argëtimin e tyre personal.

“Kishte shumë çështje që përfshinin profesionalizmin e gjyqtarëve të EULEX-it, të cilat i kisha vënë re. Ato silleshin prej marrjes së prostitutave nga ana e gjyqtarëve të EULEX-it deri te konfrontimet verbale të gjyqtarëve të EULEX-it me gjyqtarët vendas, në të cilat përfshiheshin pretendimet për sulm, dhe deri te mos-pjesëmarrja e gjyqtarëve të EULEX-it në gjykatë. Unë e fillova një sistem për monitorimin e përmbushjes së gjyqtarëve të EULEX-it, i cili ishte jopopullor në mesin e shumë gjyqtarëve të EULEX-it. Një gjyqtar i EULEX-it më tha që ishte punë e tija nëse vinte në gjykatë apo jo dhe që kjo ishte ‘pavarësi gjyqësore’. Analiza ime e përmbushjes së gjyqtarëve të EULEX-it e zbuloi që, mesatarisht, ata ishin në gjykatë tri ditë në muaj dhe e kryenin ‘funksionin’ gjyqësor më pak se pesë ditë në muaj”, thuhet në dëshminë e Simmons.

Këto dhe shumë skandale të tjera të pretenduara, mund t’i lexonin në raportin e plotë më poshtë.

Për të gjitha këto pretendime të shfaqura, Simmons ka thënë se ka dëshmi plotësuese, të cilat do t’i paraqesë në Kuvendin e Kosovës.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021