fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Dermatologu kosovar tregon pse bien flokët pas infektimit me COVID-19

Sipas tij, rënia e flokëve ka për bazë predispozitën gjenetike, dhe marr parasysh situatën në të cilën gjendemi me pandeminë, ka dhënë edhe efektet e veta në gjendjen e përgjithshme shëndetësore, në veçanti atë emocionale, duke ngritur nivelin e stresit.

Publikuar

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar telashe shëndetësore anembanë botës. Të prekurit me këtë infeksion janë përballur me vështirësi të ndryshme, si nga ato më lehtë të përballueshme e deri tek më të rrezikshme për jetën.

Përveç kësaj, një numër i madh i njerëzve kanë vërejtur se flokët e tyre po bien në tufa të mëdha disa muaj pas rikuperimit nga ky virus.

Në lidhje me këtë, klankosova.tv kontaktoi me dermatologun Rexhep Morina, i cili deklaroi se në praktikën e tij të përditshme profesionale së fundmi ka hasur në një numër me të shprehur të kësaj dukurie.

Sipas tij, rënia e flokëve, e cila në gjuhën mjekësore njihet si Alopecia areata apo Effluvium capillorum, ka për bazë predispozitën gjenetike, dhe marr parasysh situatën në të cilën gjendemi me pandeminë, ka dhënë edhe efektet e veta në gjendjen e përgjithshme shëndetësore, në veçanti atë emocionale, duke ngritur nivelin e stresit.

“Prandaj edhe rënia e flokëve ndodh në këtë kohë duke marr për bazë stresin që disa persona e kanë më të shprehur, i cili ndikon direkt si faktor ngacmues i kodit gjenetik për rënie të flokëve”.

“Kjo gjithashtu ndikon edhe në çrregullimin e faktorit hormonal si gjëndrës tiroide, në hormonin e stresit dhe hormoneve tjera në përgjithësi. Pra edhe faktori hormonal si dhe disa çrregullime të tjera si anemia dhe vetë infeksioni kanë ndikimin e tyre direkt në gjendjen shëndetësore të flokëve”, u shpreh dermatologu nga Ordinanca Dermatologjike dhe Estetike “Derma ART“.

Ai rekomandon që trajtimi i rënies së flokëve konsiston me stabilizimin dhe tejkalimin e stresit dhe faktorëve tjerë të mundshëm si infeksioni, anemia, çrregullimet hormonale, dhe sigurisht edhe trajtimi dermatologjik me preparate dermatologjike.

Sipas tij, raporti gjinor në mes të të prekurve më këtë problematikë është përafërsisht i njëjtë, me predominim të gjinisë femërore, duke u bazuar në predispozitën me të lartë të disbalansit hormonal dhe anemisë.

Megjithatë, marr parasysh që jemi mësuar të dëgjojmë shpesh se rënia e flokëve është një proces normal që ndodh gjatë një sezoni të caktuar, Dr. Rexhep Morina këshillon që me të hetuar problemin, të drejtohemi tek profesionistët.

“Në momentin e parë që hetohet rënia e flokëve, pa humbur kohë duhet të drejtoheni te dermatologu që të vlerësojë shkaktarët dhe të fillojë trajtimin dhe menaxhimin e faktorëve që kanë nxitur rënien e flokëve. Kuptohet që sipas nevojës duke kërkuar edhe bashkëpunimin me mjekët e profileve tjerë, si psikologë, infektologë, endokrinologë, etj.”, përfundoi Morina.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021