Kosovë
Deputeti i VV: Kur Donika ka folur për dosjet në speciale, ka qënë në LDK
Deputeti i VV’së tutje ka thënë se opozita e ka shënjestruar Gërvallën për shkak të deklarimeve të saj të mëhershme. Derisa shton se tash si ministre, Gërvalla e ka për detyrë që ta mbrojë luftën e UÇK’së

Publikuar
2 vjet më parëmë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një intervistë për T7 ka folur edhe për deklaratën e disa viteve më parë të Donika Gërvallës rreth mundësisë së dorëzimit të dosjeve në Gjykatë Speciale kundër krerëve të UÇK’së.
Rexhaj ka thënë se në kohën kur i ka thënë Gërvalla ato deklarata ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se në ato kohë Gërvalla e Vetëvendosje kanë pasur rrugë të ndara.
“Vetëm mos të harrojmë një gjë, rruga politike e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Donika Gërvallës për vitin dhe vitet që po flasim ka qenë e ndarë. Donika i ka takuar një subjekti politik siç ka qenë LDK’ja dhe natyrisht i ka shprehur qëndrimet e LDK’së, normalisht nuk ka mundur t’i shpreh qëndrimet e LVV’së në atë kohë. Dhe në këtë relacion, mendoj qe ato qëndrime kanë qenë personale, te ardhura nga një vije politike e së kaluarës. Tash si ministre, mendoj se zonja Gërvalla është në vijë të plotë me Qeverinë Kurti. Ne Vetëvendosje luftën e UÇK’së e shohim si vlerë sublime”, ka thënë Rexhaj.
Deputeti i VV’së tutje ka thënë se opozita e ka shënjestruar Gërvallën për shkak të deklarimeve të saj të mëhershme. Derisa shton se tash si ministre, Gërvalla e ka për detyrë që ta mbrojë luftën e UÇK’së.
“Shënjestra opozitare është Donika. Mendoj se e kanë zgjedhur atë për shkak të deklarimeve partiake që i ka bërë një kohë dhe janë personale të saj. Si Donika dhe si ministre e mbron dhe e ka për detyrë ta mbrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Rexhaj.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
