Kosovë
Deputet e VV kërkojnë shkarkimin e Bordit të AKP-së
Deputetët sot janë mbledhur në debat parlamentar lidhur me sistemin e arsimit në kushtet e pandemisë.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka propozuar edhe dy pika për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që sipas saj, duhet diskutuar edhe për raportin vjetor e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të autoritetit rregullativ për komunikime elektronike dje postare.
Kusari-Lila: Të futen dy pika shtesë në rendin e ditës
“Dua të propozoj dy pika shtesë të rendit të ditës të cilat bazohen në rregulloren e punës së Kuvendit, neni 42 pika 2. Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje propozoj futjen në rend të ditës edhe të dy rekomandimeve të miratuara në komisionin parlamentar për ekonomi, industri dhe ndërmarrësi, i pari rekomandim ka të bëjë me raportin vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i dyti rekomandim ka të bëjë me raportin lidhur me emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dje postare ARKEP”, tha ajo.
Deputetët sot janë mbledhur në debat parlamentar lidhur me sistemin e arsimit në kushtet e pandemisë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
