fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Krenar me Ushtarët e Kosovës në Kuvajt

Ky Departament, përmes një njoftimi në Twitter, theksoi se “partnerët nga Kosova do të fitojnë përvojë reale në mekanikë dhe logjistikë duke punuar me ushtrinë amerikane”

Publikuar

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur krenar me misionin e përbashkët të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë Amerikane në Kuvajt.

Ky Departament, përmes një njoftimi në Twitter, theksoi se “partnerët nga Kosova do të fitojnë përvojë reale në mekanikë dhe logjistikë duke punuar me ushtrinë amerikane”.

Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Philip Kosnett u shpreh se ky bashkëpunim dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të mbrojtur jo vetëm territorin e saj, por edhe për përgjegjësi jashtë Kosovës.

“Departamenti i Mbrojtjes është krenar që iu bashkuam FSK-në nga Kosova në bashkëpunimin e saj të parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët nga Kosova do të fitojnë përvojë reale në mekanikë dhe logjistikë duke punuar me ushtrinë amerikane. Më të fortë së bashku”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Mbrojtjes.

Po ashtu, duke shpërndarë këtë njoftim, Kosnett u shpreh se ky është një moment historik dhe se kjo dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi edhe përtej kufijve të saj.

“Vendosja e përbashkët në Kuvajt e FSK-së nga Kosova dhe ushtrisë amerikane është një moment historik i vërtetë, jo vetëm për mbrojtjen e vetë Kosovës, por si një demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”, shkruan Kosnett.

Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar në misionin e saj të parë ndërkombëtar bashkë me Ushtrinë Amerikane në Kuvajt.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021