Kryediplomati grek Nikos Dendias ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në lidhje me vizitën e tij të fundit në Prishtinë.
“Gjatë bisedës telefonike, unë informova përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak në lidhje me kontaktet gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë”, shkroi Dendias në Twitter,njofton KK.
Dendias ishte javën e kaluar për vizitë në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.