Lajme
Debati për ambasadën në Jerusalem, dëmton Kosovën

Publikuar
2 vjet më parëmë

Anton Berisha, ish-zv.ministër i Jashtëm i Kosovës tha për Euronews Albania se çdo tentativë për të rishikuar çështjen e ambasadës në Izrael nga ana e qeverisë Kurti dëmton Kosovën në rrafshin e politikës së jashtme dhe në përpjekjet e saj shumëvjeçare për t’u njohur si shtet i pavarur.
Sipas tij, njohja nga Izraeli është një nga hapat më të rëndësishëm të Kosovës në vitet e fundit, dhe u bë e mundur vetëm falë ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Çdo tentativë për të rishikuar ambasadën në Palestinë synon të tentojë qëndrimin e Izraelit. Mund të ndodhë edhe çnjohja. E dëmton Kosovën. Dëmtimi ka ndodhur, qëndrimi i Palestinës është që Kosova është pjesë e Serbisë ndërsa i Izraelit që Kosova është shtet i pavarur. Hezitimi i Kosovës është veprim shumë i dëmshëm me pasoja shumë të rënda”, tha z. Berisha.
Synimi i Turqisë në këtë afrim me Kosovës sipas ish-zv.ministrit të Jashtëm, fsheh qëllime të tjera që lidhen me rritjen e influencës në Ballkan.
“Unë kam qëndrim të rezervuar ndaj Turqisë, që ka dhënë shenja të dukshëm se e ka kaluar kufirin e miqësisë dhe ka qëllime përtej asaj, një farë rikthimi të saj në Ballkan, që është përtej miqësisë dhe raporteve të mira mes dy shteteve”, u shpreh ai.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
