fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

De Zerbi, trashëgimtar i Guardiolës? “As nëna ime s’do të më kishte besuar një skuadër” 

Publikuar

Roberto De Zerbi, protagonist i madh në Premier League në krye të Brightonit, flet për veten e tij në një intervistë të gjatë dhënë për “Cronache di Spogliatoio”.

Trajneri Italian tregon për të kaluarën e tij, “e pasur” me zhgënjime. Me një sy nga e ardhmja e cila mund të jetë vërtet prestigjioze.

Në fakt, emri i De Zerbit përmendet si pasues i gjermanit Jurgen Klopp te Liverpooli, ndërsa sipas Guardiolës një ditë ai mund të marrë detyrën e tij te Manchester City.

“Ata që nuk më njohin më kosniderojnë gabimisht arrogant ose mendjemadh. Vetëvlerësimi nuk do të thotë të jesh mendjemadh. Unë punoj, nuk kam frikë të punoj gjithë ditën. Në realitet, nuk mendoj se jam trajner i Premier League-s, megjithë kam gati 70 ndeshje këtu. Fillova nga D, i kalova të gjitha etapat dhe nuk u nisa në asnjë staf apo si bashkëpunëtor i askujt. As nëna ime nuk do të më kishte besuar një ekip në fillim. Shpesh ndalem dhe them me vetë: “Dreqin, po drejtoj në Premier League dhe po luaj në Europa Leage,” pranon De Zerbi.

Lexo edhe:

Modelet: De Zerbi nuk ndihet model për trajnerë të tjerë, përkundrazi: “Është e vështirë për mua ta shoh veten si model për trajnerë të tjerë, gjithmonë jam duke i parë trajnerët që më pëlqejnë, si Postecoglou, Guardiola, Sarri, Motta ose Italiano. Shikoj gjithçka për të gjetur dhe marrë diçka… fati im është që di çfarë duhet të marr ose çfarë nuk më pëlqen.”

Trashëgimtar i Guardiolës? “A jam unë trashëgimtari i Guardiolës te City? Ai do të jetë trajner edhe për 20 vite të tjera, nuk është ky problemi. Në realitet ne shkuam vetëm një herë, ai më ftoi sepse shkuam ta shihnim me stafin tim, para se të fillonim punë te Brightoni. Ishte shumë i sjellshëm, na ftoi të gjithëve. Ne folëm për futbollin. Nëse shkoni në darkë me të dhe je trajner futbolli… sigurisht që për futboll do të flasësh.”

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook