fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

De Ketelaere: Krahasuar me Milan-in, tek Atalanta gjeta veten dhe mbi të gjitha po luaj në rolin tim

Publikuar

Afrimi kryesor i “Djallit” pasi fitoi titullit të Serie A, Charles De Ketelaere rezultoi një zhgënjim në Milano dhe belgu është i vetëdijshëm për këtë fakt, ndaj zgjodhi të shkojë në huazim te Atalanta gjatë verës për të rigjetur veten.

Në Bergamo, me trajnerin Gasperini dhe mbi të gjitha me më pak presion, mesfushori u rikthye në ditët e tij të mira.

Lexo edhe:

Duke folur për këtë ndryshim, në një prononcim për mediet italiane, De Ketelaere u shpreh se te Atalanta gjeti veten fizikisht dhe mendërisht.

“Tek Atalanta e gjeta veten fizikisht dhe mendërisht. Krahasuar me Milanin, luaj në rolin tim të vërtetë, si përpara. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tani ndihem sikur jam pjesë e Atalantës. Sot ndihem sikur jam një lojtar i qetë, i sigurt dhe krenar. Puna ime nuk ka mbaruar, por unë jam në rrugën e duhur”-tha ai.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook