fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Dasmat! Policia ndalon tre të tilla

Publikuar

Tri dasma në Suharekë janë ndaluar nga Policia e Kosovës. Kjo pasi që Qeveria e Kosovës javën që lamë pas mori vendim që dasmat të organizohen me pjesëmarrjen e vetëm 10 personave.

Policia ka shqiptuar gjobë prej 200 eurove.

“Më 11 prill 2021, policia në Suharekë kishte marre informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare (dasma) në kundërshtim më Vendimin e Qeverisë Nr.01/05 dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar më tiketa në vlerë prej 200 euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërkohë që policia ka njoftuar edhe ka bërë kontrolle nëpër lokale të gastronomisë ku kanë kërkuar respektim të masave antiCOVID-19.

“Gjithashtu policia ka monitoruar dhe kontrolluar lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen Vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së. Në lidhje më këtë policia ka asistuar Inspektoret Komunal në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mos mbajtje të maskës. Policia e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që në mënyrë profesionale të zbatoj Vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet profesionale të IKSHP-së, në mënyrë që kontributi zyrtar i policisë të ndikoj në uljen dhe parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021