Sport
Dardanët stërviten në Sevilla, të gatshëm për sfidën me Spanjën
Atmosfera tek futbollistët para kësaj ndeshje është shumë e mirë, derisa motivi maksimal.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kombëtarja e Kosovës e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Kombëtares së Spanjës. Dardanët kanë stërvitur pa ndonjë ngarkesë të madhe fizike në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës, aty ku nesër do të vihen përballë Kombëtares spanjolle që drejtohet nga Luis Enrique.
Atmosfera tek futbollistët para kësaj ndeshje është shumë e mirë, derisa motivi maksimal. Valon Berisha në stërvitjen e sotme ka bërë ushtrime më të lehta i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Para stërvitjes, përzgjedhësi Bernard Challandes në konferencën për media ka thënë se Kosova do të jetë shumë e motivuar për këtë ndeshje, parasegjithash për shkak të vlerave që ka ekipi spanjoll, që pa dyshim është një ndër Kombëtaret më të mira në botë.
“E dimë që nuk do të jetë lehtë as ndaj Spanjës, por për ne do të jetë nder të luajmë ndaj një ekipi kaq të madh. I kam parë ndeshjet e Spanjës. Jemi këtu për rezultat pozitiv, por për të arritur këtë duhet të shënojmë. Unë menaxhoj një ekip shumë të mirë me lojtarë shumë të motivuar që duan të japin më të mirën për vendin e tyre.Gjatë tërë kësaj kohe kemi bërë progres dhe ndeshja kundër Spanjës është një mundësi e mirë për të treguar progresin konstant”, ka thënë ndër të tjera Challandes.
Ndërkaq, mesfushori Hekuran Kryeziu theksoi se tashmë e kanë lënë pas shpinës humbjen e pësuar nga Suedia dhe i gjithë fokusi është te sfida e nesërme. “Ka qenë një lojë shumë e vështirë me Suedinë por tani shikojmë përpara. Është kënaqësi me qenë në Spanjë dhe të luajmë kundër një prej Kombëtareve më të mira në botë dhe pa dyshim do ta japim maksimumin tonë në fushë”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
