fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Dardanet pësojnë në “Fadil Vokrri”

Në minutat e fundit Kosova ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Bernard Berisha ka pranuar edhe kartonin e dytë të verdhë. Kosova javën e ardhshme luan kundër Spanjës.

Publikuar

Kosova është mposhtur nga Suedia në “Fadil Vokrri”, me rezultat të thellë 3:0 nga Suedia, në garat për eliminatore të botërorit.
Dardanet e ka nisur ndeshjen mirë, duke dominuar, por pa qenë në gjendje të bëjë diçka më shumë.

Suedezët kanë kaluar në epërsi në minutën e 11-të nëpërmjet Ludëig Augustinsson.

Suedia ka dyfishuar epërsinë në minutën e 34-të, kur Alexander Isak ka shënuar me një gjuajtje nga distanca brenda gjashtëmbëdhjetëshit. Goli i tretë dhe i fundit ka ardhur nga Sebastian Larsson në minutën e 69-të nga penalltia.

Në minutat e fundit Kosova ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Bernard Berisha ka pranuar edhe kartonin e dytë të verdhë. Kosova javën e ardhshme luan kundër Spanjës.

Vazhdo më shumë