Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur në Sevilla, ku janë pritur nga Federata Spanjolle e Futbollit. Ekipi dardan është akomoduar në hotel “Melia”.
Zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit i kanë dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Spanjë.
Dardanët nesër do ta mbajnë stërvitjen në “Estadio La Cartuja de Sevilla” në orën 18:00, aty ku të mërkurën do të përballen me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Botërorin “Katari2022”./tipografi/