Tashme janë bërë publike pamjet që tregojnë dhe konfirmojmë sulmin që kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi i ka bërë qytetarit Ramadan Zymeri, brenda ambienteve të Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë qytet. Në pamjet që i ka siguruar gazeta Express shihet se si Bulliqi dhe Zymeri kacafyten brenda objektit të QMF-së.

Për sulmin fizik ndaj Zymerit, ka raportuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Aty thuhet se viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke kërkuar ndihmë mjekësore për nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë, nga i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar verbalisht dhe fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Ramadan Zymeri, ka raportuar dje së në prani të nënës se tij të moshuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, është sulmuar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, me pretekstin se pse ai nuk gjendet në punë, gjatë orarit të punës.