fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

Dalin pamjet e djegies së 60 shtretërve të plazhit në Dhërmi

Nga pamjet e marra ditën e sotme, në plazhin e bukur të Dhërmiut vërehet edhe hiri i mbetur nga djegia e çadrave dhe shtretërve të plazhit gjatë mbrëmjes.

Publikuar

Pas ngjarjes në Velipojë duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të Shqipërisë për shfrytëzimin e vijës bregdetare.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë janë e djegur 60 shtretër të plazhit të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.

Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë konflikti i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.

Shtretërit e plazhit kanë qenë në pronësi të 55-vjeçarit Bilbil Domi. Pasi kishte mbledhur ato për t’i hapur ditën e nesërme dhe pasi kishte marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit, disa bizneseve fqinje të tjera nuk i ka pëlqyer kjo dhe dyshimet e para kanë qenë nga konkurrenca.

“Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shtretër të plazhit në pronësi të shtetasit B. D.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shkruan në njoftim policia.

Nga pamjet e marra ditën e sotme, në plazhin e bukur të Dhërmiut vërehet edhe hiri i mbetur nga djegia e çadrave dhe shtretërve të plazhit gjatë mbrëmjes.

Vonesa e pashpjegueshme e Ministrisë së Turizmit për të dhënë lejet e hapësirës së plazhit po krijon konflikt mes pronarëve të bizneseve në zonën bregdetare të vendit, ku jo vetëm po digjen shtretër të plazhit e krijohen sherre, por po merren edhe jetë njerëzish. /TCH/

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook