fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Daka akuzon VV për sulmet ndaj saj

Publikuar

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e ka komentuar sërish deklaratën e saj ku tha që ” jam bërë personi më i urryer në tre javët e fundit”.

Ajo këto deklarata i ka bërë gjatë njërës prej mbledhjeve të KQZ-së, ku pas edhe një përplasje me anëtarin e VV-së, Sami Kurteshi, për pranimin e votave nga diaspora.

Daka në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që ende nuk e di arsyen pse ajo u shndërrua në target të të gjitha ofendimeve në media dhe rrejte sociale.

“Thashë kështu, pasi fatkeqësisht edhe pse nuk e di arsyen, unë u shndërrova në target të të gjitha fyerjeve, ofendimeve në rrjete sociale, në media dhe gjithkund nga njerëzit e njohur dhe të panjohur; nga njerëz që s’mund ta paramendojnë se çfarë bartë procesi zgjedhor”.

“Nuk e kam ditur asnjëherë arsyen përse. Edhe sot e kësaj dite, nuk e kuptoj pse i gjithë mllefi i opinionit është kthyer në një person dhe unë jam shndërruar në personin në të cilin dikush, e ka ngërthyer të gjithë fushatën dhe e ka mbështetur të gjithë fushatën e tij kundër meje”.

“Nuk kisha dashtë me personalizu, pasi dihet shumë qartazi në opinion se kush ka drejtuar gishtin vazhdimisht nga unë, edhe pse sot nuk e kuptoj pse –në”, ka thënë Daka duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021