Lajme
Daçiq: Kompromisi me Kosovën prioritet kryesor i Serbisë
Kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se gjetja e një kompromisi për çështjen e Kosovës është prioriteti më i rëndësishëm shtetëror dhe nacional i Serbisë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se gjetja e një kompromisi për çështjen e Kosovës është prioriteti më i rëndësishëm shtetëror dhe nacional i Serbisë dhe theksoi se përfaqësuesit shtetëror të Serbisë e dinë se ata kanë një partner të sinqertë në Presidentin e SHBA-së Joseph Biden.
“Ne kishim një diplomaci të pandërprerë dhe shumë të gjallë [me SHBA], e cila arriti kulmin në fillim të shtatorit të vitit të kaluar me një takim midis Presidentit Vuçiq dhe pastaj Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur u arrit një marrëveshje e rëndësishme në lidhje me Kosovën, por edhe çështje të tjera të rëndësishme”, tha Daçiq në konferencën “Një vit më vonë: Marrëdhëniet serbo-amerikane përballë sfidave të COVID 19” .
Siç raporton REL, Daçiq ka thënë se ndryshimi i administratës amerikane dhe ardhja e Presidentit Biden, për Serbinë, nënkupton vetëm vazhdimin e punës së vazhdueshme dhe të partneritetit për gjetjen e një kompromisi për çështjen e Kosovës, si prioritetit më të rëndësishme shtetëror dhe nacional të Republikës së Serbisë, transmeton Telegrafi.
“Ne e dimë se kemi gjithashtu partner të sinqertë në presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre, dhe energjinë e tyre të mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, si dhe çështje të tjera të rëndësishme me interes të përbashkët, përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe besim të mirë”, tha Daçiq.
Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011 në nivelin teknik, kurse në vitin 2012 filluan bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Në dhjetë vitet e fundit, Kosova dhe Serbia kanë arritur rreth 30 marrëveshje, shumë prej të cilave nuk janë zbatuar në terren
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
