Lajme
Daçiç: Nuk mund ta lëshojmë dorën e Rusisë, derisa Perëndimi të na japë tjetrën
Sipas tij, fuqitë e mëdha mendojnë me logjikën e interesave të tyre dhe Serbia me logjikën e interesave të veta.

Publikuar
3 muaj më parëmë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se Serbia kërkon të gjejë një interes të përbashkët me vendet perëndimore dhe një marrëveshje për Kosovën, por se nuk mund ta lëshojë dorën e vetme që e mban mbi humnerë në këtë çështje, që është Rusia.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur lidhur me deklaratën se “mund të vendosim sanksione ndaj Rusisë, por nuk mund të heqim dorë nga Kosova”, Daçiç theksoi se kjo është logjika e fuqive të mëdha.
“Pse fuqitë e mëdha të Perëndimit insistojnë që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë? Pse nuk e kuptojnë qëndrimin e Serbisë? Po kështu Rusia nuk do ta kuptojë qëndrimin e Serbisë”, tha Daçiç.
Sipas tij, fuqitë e mëdha mendojnë me logjikën e interesave të tyre dhe Serbia me logjikën e interesave të veta.
Daçiç tha se Serbia gjithmonë voton, në parim, kundër ndërhyrjes ushtarake dhe për të ruajtur parimin e integritetit territorial.
“Dhe ne gjithmonë votojmë në këtë mënyrë, qoftë për Kosovën, Ukrainën apo ndonjë pjesë tjetër të botës. Dhe, vendet perëndimore dhe Rusia e shikojnë në mënyrë selektive, në një rast i referohen, në një rast e shohin ndryshe”, tha Daçiç.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
