fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Çun Lajçi, i prekur nga Covid 19 – “Ah sa mjerim e trishtim është këtu”

Trishtim kur po zbres n’podrum me i fotografu mushknitë. Kur po i shoh teknikët ne ç’kushte punojnë e rrinë (t’mos i krahasoj me minjtë, n’drita t’errta elektriku, pa ajër e dritë Zoti!

Publikuar

Aktori i madh, Çun Lajçi, ka konfirmuar së është duke u trajtuar në kliniken infektive nga virusi SARS CoV-2 pozitiv, dhe siç ka thënë vet ai për në muaj, prej se është prekur nga virusi, mushkrit dhe mëlçia e tij janë dëmtuar goxha shumë.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, aktori Lajçi, ka thënë “pos shpirtit humanitar të shqiptarit tim, qoftë mjek qoftë infermier, qoft teknik, a pastrues, këtu pak e hiç s’paska mbete”, duke i kritikuar ish qeveritë e vendit, për sic ka thënë ai, mjerimin që është në klinikat tona.

“Çfar dallimi nga deklaratat e tyne, me gjendjen që po e shohin sytë e mi!!!    Ah sa mjerim kur po shkoj veç n’tualet!? Ku janë letrat higjenike?! Ku janë sapunat me i pastrua duert. Ku asht dizenfektanti? Ku janë letrat për duer!? Ku ka tualete pa dyer e pa çelsa!? E ku e ku e ku! Vajhalli për gra e pleq”, ka shkruar aktori.

Postimi i plotë i aktorit:

Vetëm për juve

   Me të gjitha gazepet që ndjen shpirti im, nga ky virus brejtës do t’thosha unë, që blua mi ka mushknitë për nji muej ditë, e bukur fort damtua melqinë, po gjejë forcë (tue i shtrengua dhamtë e blemë të dentisti), t’iu shkruej që ta dini:

   Se qeveritë e kalueme, këtu paskan pasë çua ministra me dalë n’fotografi, paraprakisht tue i çua gazetarët me i filmua, e në mbramje, ne me i pa n’TV-të tona, se sa shumë janë tue investua n’mjekësi ministrat xheparosha!?

   Por, çuditërisht, rezultatet i paskan pasë marrë “gabimisht”me vete si dukët, ose eurot, që thojshin jemi tue i investua n’shendetin e popullit, se m’besoni, pos shpirtit humanitar të shqiptarit tim, qoftë mjek qoftë infermier, qoft teknik, a pastrues, këtu pak e hiç s’paska mbetë!

   Çfar dallimi nga deklaratat e tyne, me gjendjen që po e shohin sytë e mi!!!

   Ah sa mjerim kur po shkoj veç n’tualet!? Ku janë letrat higjenike?! Ku janë sapunat me i pastrua duert. Ku asht dizenfektanti? Ku janë letrat për duer!? Ku ka tualete pa dyer e pa çelsa!? E ku e ku e ku! Vajhalli për gra e pleq.

   Trishtim kur po zbres n’podrum me i fotografu mushknitë. Kur po i shoh teknikët ne ç’kushte punojnë e rrinë (t’mos i krahasoj me minjtë, n’drita t’errta elektriku, pa ajër e dritë Zoti!

   Por nji gja m’ka frymzu për kët shkrim: Mos dallimi mes pacientëve.

   Me besoni se nga katër pacjentë, tre pleq tjerë trajtohen si unë (bile edhe ma mirë)!

   Por jo edhe deputët e pushtetarë! Ata trajtohen atje ku ne s’kemi çasje!

Ah pushtetët, duket se ato s’ndrruekan me sa sistemet!

   Por: Kur t’barabartë do t’jemi para Zotit, mjekësisë e drejtësisë, binduni se Kosova do t’jetë e dëshirumja jonë.

   Kur ministrat do t’vinë këtu pa i thirrë kamerat televizive, dijeni se kanë ardhë me punua për baballarët e tyne e fëmijët e Kosovës. Kanë ardhë buxhetin për shendetësi me shti n’xhepin e mjekut, infermierit, teknikut, pastruesit, n’ilaçet e pacientëve, n’përmirësimin e kushteve e jo n’xhepat e tyne, tue dhanë tende