Prishtina, në disa rrugë, se fundi është bërë më shirit të veçantë për çiklist. Kjo është mirëpritur nga shumë adhurues të biçikletave, por si duket ka edhe të atillë që më të sigurt ndihen nëse pedalojnë jashtë këtij shiriti
Derisa në një rrugë të kryeqytetit një biçiklistët nuk e shfrytëzojnë shiritin e tyre për lëvizje, ndonëse nuk kishte asnjë pengesë për qarkullimin në të, në një rrugë tjetër, si për hakmarrje, vetura e shfrytëzojnë pikërisht shirin e çiklistëve, jo për të lëvizur por për të “pushuar”.
Prishtina, në disa rrugë, se fundi është bërë më shirit të veçantë për çiklist. Kjo është mirëpritur nga shumë adhurues të biçikletave, por si duket ka edhe të atillë që më të sigurt ndihen nëse pedalojnë jashtë këtij shiriti, edhe kur në këtë shteg nuk ka ndonjë pengës, siç zakonisht janë veturat e parkuara.
Pikërisht këtë kanë arritur ta kapin Vrojtuesit e Lagjes, të cilët kanë kapur dy çiklist, duke pedaluar në një rrugë në lagjen Dardani, jashtë shiritit të tyre. Çudirat kosovar nuk përfundojnë me keq.
Në të njëjtën rrugë, në një kohë tjetër, hasim në rastin e kundërt, këtu janë veturat ato që shfrytëzojnë shiritin e çiklistëve, si për hakmarrje që çiklistet shfrytëzuan hapësirën e tyre pak kohë me herët.
Më thënë ndryshe, veprimet e tillë, të kundërta me qëllimin, për të cilin është ndërtuar kjo infrastrukturë, na bënë siç na quan bashkësia ndërkombëtare “shoqëri sui generise”.