Rajon
Covid 19 i merr jetën një foshnjeje 37-ditëshe

Publikuar
2 vjet më parëmë

Një foshnje 37-ditëshe është viktima më e re në moshë në Greqi që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit Covid-19.
“Kathimerini” raporton se foshnja ishte shtruar në spitalin e fëmijëve “Aglaia Kyriakou”.
Fëmija nuk raportohet të kishte lindur me probleme shëndetësore apo sëmundje të tjera, por u infektua vetëm pak ditë pas lindjes. Për 20 ditë, foshnja luftonte për jetën, por nuk mundi të mbijetonte përballë agresivitetit të virusit Covid-19, shkruan tvklan. Foshnja 37-ditëshe ishte një nga 39 viktimat që humbën jetën në Greqi një ditë më parë brenda 24 orëve.
Autoritetet shëndetësore greke raportuan dje se të infektuarit në 24 orë ishin 1165 persona nga 19 mijë testime që u kryen në total.
Shumica e të infektuarve janë në rajonin e Athinës, më pas renditet Selaniku e qytete të tjera si Larisa./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
