Shëndeti
Covid -19 dhe gjëndra tiroide
Këshilla mjekësore nga dr. Violetë Osaj -Tafilaj, spec. Endokrinologe

Pacientët më sëmundje të moderuar deri të rënd të Covid 19 duket së përjetojnë inflamacion të gjëndrës tiroide që është ndryshe nga inflamacioni i shkaktuar nga viruset tjerë.
Në përgjithësi rezultatet e studimeve tregojnë së funksioni i tiroides preket të pacientët më Covid 19 veçanërisht hipertiroidizmi dhe se shtypja e TSH duket së shoqërohet më nivele të larta të citokinës inflamatore IL 6 pasohet me hipotireoze rënie të hormoneve dhe faza e fundit kthimi i funksionit normal të gjëndrës periudhe kohore 2-5 muaj .
Këshillohet vlerësim rutinë të funksionit të tiroides të pacientët Covid 19 që trajtohen në mjekimin intensiv .
Forma atipike e tiroiditit subakut të shkaktuar nga SARS COV-2 ,dallon nga tiroidit subakut tipik sepse prek më shumë meshkujt. Mungesa e dhimbjes në qafë, prania e mos funksionit të lehtë të tiroides e shoqëruar më sëmundjen e rend Covid 19.
Lajmërohet në fazën akute ose disa javë pas infeksionit .
Atakimi dhe mosfunksionimi i tiroides mund të jetë një nder arsyet e simptomave afatgjata të pacientët që kanë kaluar Covid 19.
Megjithëse çrregullimi i funksionit të tiroides duket së është kalimtar, mosfunksionimi i përhershëm i tiroides mund të kthehet në planin afatgjate. Kjo zakonisht shihet në tiroiditin klasik viral subakut.
Për çdo pyetje shtesë, ose për termin për vizita mjekësore, dr. Violetë Osaj, spec. Endokrinologe, mund ta kontaktoni në tel fix 038 511 522, mob. 044714258 ose drejtpërdrejt në kliniken Qendra Diagnostike Terapeutike Endomed-B
