fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

COVAX shpërndan për Kosovën mbi 100 mijë vaksina

Publikuar

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth ardhjes së vaksinave kundër COVID-19 teksa Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka nisur me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Zemaj, në një intervistë për klankosova.tv, ka thënë se vaksinat kundër COVID-19 pritet të vijnë në Kosovë në periudhën mars-maj.

“Po presim realizimin e ardhjes. Shkurti ishte një datë e konfirmuar se arrijnë vaksinat. Në periudhën mars-maj, COVAX ka njoftuar se do të shpërndahen për Kosovën 100 800 vaksina, por vazhdojmë tutje të jemi të angazhuar edhe me partneritete të tjera, me shtetet mike, me Pfizer dhe prodhuesit e tjerë të vaksinave për të siguruar sa më shumë vaksina kundër COVID-19”.

Ani se u premtua se këto vaksina do të vijnë në muajin shkurt dhe një gjë e tillë nuk ndodhi, Zemaj nuk fajëson ministrinë që ai drejton dhe as institucionet e tjera.

“Fakti që deri tash nuk i kishim vaksinat nuk kishte të bënte as me buxhetin, as me mungesë angazhimi dhe aq më pak me mos përmbushjen e kushteve dhe kritereve të kërkuara nga secili prodhues dhe shtet që të kualifikohemi për ta siguruar vaksinën. Madje, as një projekt i vetëm që lidhet me COVID-19 nuk ka mbetur pa u realizuar për mungesë buxheti, pavarësisht rrethanave”, ka thënë Zemaj./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021