fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Cka përfshin padia e GAIA dhe GLPS ndaj MEA?

Publikuar

Organizatat GAIA dhe GLPS, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë,  për Konflikt Administrativ kundër lejes për hidrocentralin Brezovica në Komunën e Shtërpcës, të lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Alba Dushi nga GLPS-ja , ka thënë se ndërtimi i hidrocentraleve duhet të ndalet pasi, sipas saj po e shkatërrojnë natyrën.

Ajo ka thënë se lëshimi i lejes për hidrocentralin Brezovica është bërë në kundërshtim me ligjin.

“Hidrocentrali Brezevocia  gjatë lëshimit të lejes ka pasur shkelje ligjore ku ka pasur mungesë të debatit publik, dhe në këtë rast nuk janë informuar për këtë hidrocentral qytetarët e Shtërpcës dhe ju është mohuar e drejtë e ujit të pijshëm si dhe ujitja”, tha ajo.

Mevlude Skuroshi nga GAIA, tha se lufta për mbrojtjen e lumenjve është e gjatë dhe kërkon bashkimin e njerëzve vullnet mirë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021