fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

“Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë?”, flet babai i rojes së plagosur në tentim-grabitjen e së hënës

Publikuar

Babai i njërit prej të plagosurve në tentim-grabitjen e sotme, Muhamet Krasniqi, ka thënë për Klan Kosovën se nuk është optimist për gjendjen e djalit të tij, ndonëse po lutet që të shpëtojë.

Krasniqi mbeti i plagosur sot në një sulm me armë teksa bashkë me kolegun e tij, që të dy punëtorë sigurimi, po transportonin para.

“Gjithmonë kam pasë frikë prejse o hi o punësu aty”, ka thënë prindi i tij, njofton Klan Kosova.

“Gjithmonë mendojmë me shpresë që do të kalojmë mirë”.

“N’gjoks [është plagosur]. Ishalla pshton, po une nuk jom optimist”.

Krasniqi ka njoftuar se djali i tij e ka vetëdijen mirëpo ka humbur shumë gjak, teksa ka shprehur uratën që raste si ky i sotmi të mos ndodhin kurrë më.

“Osht me vetëdije po ka shumë gjakderdhje. Ishalla shpëton”.

“Lus Zotin ishalla tjerët shpëtojnë e nuk ndodh një rast i tillë më”.

“Qet djalë t’vetmin e kam. Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë?”

Ndërkohë, Klan Kosova ka mësuar se operacioni në Krasniqin ka pasur sukses, dhe se gjendja e tij është stabile./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021