Lajme
Çka mendojnë SHBA-të, për Kurtin dhe Osmanin?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett ka thënë se i njeh mjaft mirë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin dhe mendon se është e qartë që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin për ta formuar qeverinë dhe udhëhequr vendin.
“Mendoj se ata kanë vizion e energji dhe kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën”, ka thënë Kosnett.
Kosnett në emisionin Pressing të T7 tha se zgjedhjet ishin të lira, të drejta dhe profesionale dhe se ekziston një dëshirë e madhe në Kosovë për t’iu dhënë rastin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për ta formuar qeverinë e re.
“Isha shumë i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duket që ishin të lira, të drejta, sigurisht që u mbajtën në mënyrë të sigurt dhe profesionale. Sigurisht janë disa hetime duke u zhvilluar dhe gjithmonë ka mësime që nxirren”, ka thënë Kosnett.
Ambasadori amerikan ka thënë se i njeh mjaft mirë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin dhe mendon se është e qartë që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin për ta formuar qeverinë dhe udhëhequr vendin. /tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
