fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Çka kërkoi ish Presidenti Rugova menjëherë pas atentatit? Flet ish truproja e tij

U kanë diçka që tash kur më kujtohet më shtin në siklet, por fati e deshi që ne të gjithë shpëtuam.

Publikuar

Ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Elinda Muriqi, e ka cilësuar atentatin ndaj presidentit më 15 mars, 2005 si sfidën me rrezikun më të lartë gjatë kohës sa ajo ishte një prej truprojave të tij, por pavarësisht kësaj Rugova kishte kërkuar që ta vazhdonte sipas planit takimin me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana-n.

“Ka qenë atentati që e mbajnë mend të gjithë, atë natë jam kanë mbikëqyrëse punëtore gjatë ndërrimit të natës e kom kry detyrën në 07:00 të mëngjesit, në 08:00 e kemi pas daljen me presidentin, jam kanë pa gjumë hiç edhe u kanë diçka e papërshkrueshme, u kanë diçka që tash kur më kujtohet më shtin në siklet por fati e deshi që ne të gjithë shpëtuam edhe presidenti e vazhdoi takimin me Solanën ë atë kohë edhe ajo u kanë sfida që definitivisht e kemi pas me rrezikshmërinë më të lartë që ka ndodhë sa kem qenë unë prezent”, ka thënë Muriqi për Klan Kosovën.

“Por e di që presidenti ka thanë, na kemi dashtë me u kthy në shpi, në rezidencë, jo ne do ta vazhdojmë takimin me Solanën dhe kemi shkuy me e vazhdu takimin”, ka rrëfyer mes tjerash ajo.

Muriqi mes tjerash rrëfeu që një ditë pa i mbushur 18 vjet kishte filluar punën për Rugovën duke iu realizuar kështu një ëndërr falë edhe babait të saj që kishte qenë i afërt me presidentin.

“Gjithmonë e kam pasë andërr të jem në krahë të të ndjerit, Ibrahim Rugova”.

“Me ndihmën e babit që ka qenë shumë i afërt me presidentin e kam arritur qëllimin që të jem edhe ndihem shumë e privilegjuar që kam shërbyer në atë kohë për presidentin”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021