Kosovë
Çka i premtuan Kurtit, Ambasadorët?
Ambasadorët e shteteve perëndimore e kanë konsideruar lajm të shkëlqyeshëm arritjen e vaksinave në Kosovë, ndërkohë kanë bërë thirrje për vaksinim.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ambasadorët e shteteve perëndimor e kanë konsideruar lajm të shkëlqyeshëm arritjen e vaksinave në Kosovë, ndërkohë kanë bërë thirrje për vaksinim. Gjithsecili veç e veç i ka premtuar Kosovës mbështetje në furnizimin me vaksina si dhe në përgjithësi luftimin e pandemisë Covid 19.
Ambasadori i SHBA, Philip Kosnet ka thënë së ishte i kënaqur që po e sheh kontributin e vendit të në sjelljen e vaksinave sot.
“I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para të Kosovës arritën sonte. Shtetet e Bashkuara është një kontribuues krenare për iniciativën shumëkombëshe Covax. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, shkruan Kosnett.
Nga ana e saj Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë së më shumë vaksina do të vijnë në javët e ardhshme, në muajt në vazhdim. “Komisioni Evropian është duke bashkëpunuar edhe më tutje për të siguruar dorëzimin tjetër të vaksinave të radhës muajve në vazhdim”, ka thënë u.d. shef i zyrës së BE-së, Riccardo Serri
Ndërkaq ambasadori gjerman Jorn Rohde e ka cilësuar lajm të shkëlqyeshëm arritjen e vaksinave në Kosovë, ndërsa ka premtuar se mbështetja për Kosovën do të vazhdojë.
“Lajm i shkëlqyeshëm që kontingjenti i parë i vaksinave COVAX mbërriti në Kosovë! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje. Çdo e treta euro në COVAX sigurohet nga Evropa, çdo e pesta nga Gjermania. Ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim. Vazhdoni punën e madhe Unicef”, është shprehur Rohde.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abbott ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për mundësimin e sigurimit të këtij kontingjenti të vaksinave.
“Britania e Madhe ka kontribuar në këtë në fazë të hershme me COVAX dhe ka punuar me partnerët ndërkombëtarë për të ndërtuar atë që sot është një mundësi për shumë vende që të kenë qasje në vaksina. Jam i lehtësuar që ta shoh këtë në Kosovë dhe pres shumë që implementimi i vaksinave po zë vend në Kosovë dhe është rëndësishme për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe vaksina është një mundësi për ta riforcuar këtë”, tha Abbott./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
