Lajme
Çka do t’i hakmerret Kurtit në politikë, sipas Ibrahimit

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se Albin Kurti është taktizues shumë i aftë në raport me politikën e brendshem, por kjo taktikë do të ishte fatale për të dhe Kosovën, nëse aplikohet në politikën e jashtme.
Ibrahimi ka thënë se Kosova si shtet i vogël ka pak influencë në politikën dhe mardhëniet ndërkombëtare dhe nëse Albini mendon se me taktizime do të mund ta influencojë atë, gabohet.
“Mesazhet me ambiguitet ndaj çëahtjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem mund të llogariten si të menqura taktikisht për konsum të brendshëm, por te qendrat e fuqive botërore dërgon një mesazh të pasigurisë dhe kalkulimit”, ka thënë Ibrahimi.
Postimi i plotë i Ibrahimit:
Albini është treguar një taktizues shumë i aftë në mesazhin që e përqon, temat që i trajton dhe mënyrën si i kthen ato në favor të vetin.
Kjo i është shpërblyer duke e bërë atë politikanin shqiptar më popullor jo vetëm në Kosovë.
Kësaj padyshim ja ka ndihmuar edhe klasa politike të cilës përveç dështimit për tu përshtatur krahas zhvillimit të shoqërisë, shpesh është karakterizuar me një qeverisje të cilës nuk i kanë munguar aferat korruptive.
Kjo taktikë e Albinit deri diku është e pranueshme dhe e kuptueshme përderisa ajo shfrytëzohet në planin e brendshëm në luftë për pushtet.
Por kjo taktikë do të ishte fatale nëse aplikohet në politikën e jashtme.
Kosova si shtet i vogël ka pak influencë në politikën dhe mardhëniet ndërkombëtare dhe nëse Albini mendon se me taktizime do të mund ta influencojë atë, gabohet.
Mesazhet me ambiguitet ndaj çëahtjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem mund të llogariten si të menqura taktikisht për konsum të brendshëm, por te qendrat e fuqive botërore dërgon një mesazh të pasigurisë dhe kalkulimit./tg/
