fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Publikuar

Banorët e Prapashticës dhe disa fshatrave tjera, protestojnë me kërkesë që Komuna e Prishtinës të lëshojë në qarkullim një autobus për këto fshatra. (Tek objekti i komunës së vjetër të Prishtinës, ora 07:40)

U.d. presidentja Vjosa Osmani takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i Presidentes ora 8:00 -pamje në fillim të takimit. Konferenca për media pas takimit në hollin e Kuvendit të Kosovës)

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak. (Selia e PDK-së, ora 09:50)

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel “Sëiss Diamond” salla Ulpiana, Prishtinë, ora 10:00)

Koalicioni ad hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për medie, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania “KelKos Energy” ndaj aktivistes Shpresa Loshaj. (Para objektit të Gjykatës Themelore dega Deçan, rruga “Sali Çeku”, p.n. ora 11:00)

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu do të shpallë 6 projektet më të mira të Ballkanit Perëndimor që synojnë të ndihmojnë rimëkëmbjen e turizmit në rajon. (https://ëëë.facebook.com/RegionalCooperationCouncil, https://ëëë.facebook.com/TourismProjectsRCC, ora 11:00-13:30)

Asociacioni i letrarëve dhe artistëve ART CLUB “Rifat Kukaj” Drenas organizon edicionin e shtatë të manifestimit letrar “Vjeshta dhe Vargjet”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 12.00)

Forumi shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi, me rastin e 29-vjetorit të Referendumit për autonominë territoriale në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mban diskutim të hapur. (Hotel “Emerald” në Prishtinë, ora 17:00)

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021