Kosovë
Çka do të ndodh sot në Kosovë?
Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së Burim Ramadani raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Publikuar
2 vjet më parëmë

10:00 Banka Qendrore raporton në Komisionin për Buxhet mbi të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203)
10:00 GLPS organizon tryezën e diskutimit me temën “Reforma e agjencive në Kosovë: Me fokus të veçantë në reformën e Agjencive të Pavarura Rregullatore (APR)”. (Platforma ZOOM)
11:00 Vazhdon seanca e jashtëzakonshme e prezantimit të programit të Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës)
11:00 Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së Burim Ramadani raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
11:00 Mbahet konferenca e pestë për ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerët. (Hagë)
11:00 Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Karrierë. (Qendra e Kompetencës, Prizren)
11:00 Kryetari i PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (Zyrat e reja të Degës së PDK-së, rruga ”Saraçët”, Prizren)
12:00 Promovohet ekspozita e veçantë e koleksionit të figurës qendrore të trashëgimisë muzikore folklorike të Shaqir Hotit. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)
13:00 Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në përurimin e projektit “Infografika dhe sinjalizimi në objektet e Administratës”. (Objekti i Administratës, Prizren)
13:00 Mbahet mbledhje komemorative kushtuar doajenit të këngës shqipe, Ismet Bogujevci. (Teatri Kombëtar i Kosovës Prishtinë)
13:30 Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së shtëpisë së bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Maqedoni Veriore, Shqipëri-Kosovë dhe Mali i Zi-Kosovë. (Kompleksi banesor Prime, rruga “Tirana”, hyrja D, kati i pestë, nr.53, Prishtinë)
14:30 Nxënës të gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda, dhe “Ahmet Gashi” në Prishtinë organizojnë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”, me pikëtakim te sheshi “Zahir Pajaziti” dhe marshim deri te ndërtesa e Komunës së Prishtinës.
18:00 Hapet ekspozita “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet”. (Muzeu Kombëtar, Prishtinë)
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
