fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Cilit zyrtar serb i dha leje Qeveria për ta vizituar Kosovën?

Publikuar

Petar Petkovic, zyrtar i të ashtuquajturën zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, do të qëndroj për vizitë në Kosovë, pas lejes që ia ka dhënë të martën Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës. Petkovic do të qëndroj në Kosovë në datat 16-17 mars 2021.

”Kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare të nënshkruar në Bruksel, më 2014”, ka njoftua MPJD

” Republika e Kosovës kërkon që gjatë kësaj vizite të respektohet protokolli dhe agjenda nga na e z. Petkoviq, si dhe të përmbahet nga deklaratat politike, gjuha nxitëse dhe nga retorikat kundër shtetit të Kosovës. Mosrespektimi i agjendës dhe deklaratat politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës do të ndikojnë në refuzimin e vizitave të tjera nga Serbia”, thuhët në njoftimin e MPJD.