Çka beri Gërvalla, që Deliu po e quan tradhti?
“Me këtë deklaratë të Ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës bëhet i qartë qëllimi i kësaj Qeverie për të përmbushur kërkesën e atyre që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe të cilët angazhohen për një marrëveshje që krijon një Asociacion me pushtet ekzekutiv për komunat serbe duke mos e obliguar Serbinë të njoh pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra

Publikuar
2 vjet më parëmë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj një deklarate të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila sot në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka theksuar nevojën për të zhvilluar bisedime përmbajtjesore me Serbinë, të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjërës palë.
Deliu-Kodra ka thënë se “të kërkohet nga një ministre e Republikës së Kosovës që në marrëveshjen me Serbinë të respektohet kushtetutshmëria e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj është thjesht tradhti!”
“Me këtë deklaratë të Ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës bëhet i qartë qëllimi i kësaj Qeverie për të përmbushur kërkesën e atyre që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe të cilët angazhohen për një marrëveshje që krijon një Asociacion me pushtet ekzekutiv për komunat serbe duke mos e obliguar Serbinë të njoh pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi. Më tej ajo ka thënë se qëndrimi qeveritar për një marrëveshje me Serbinë brenda kornizës kushtetuese të Serbisë është alarm për reagim të shpejtë nga të gjithë faktorët politik e publik në Kosovë!
“Kjo, assesi nuk guxon të kalojë në heshtje!”, ka shkruar deputetja e PDK-së.
Ndryshe në takimin e sotëm të shefes së diplomacisë kosovare me ambasadorin amerikan, sipas komunikatës së MPJ, janë diskutuar tema të ndryshme, në veçanti ato që kanë të bëjnë me zhvillimet në vend, raportet ndërfqinjësore, si dhe thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy popujve miq.
“Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, drejtuesja e diplomacisë kosovare ka theksuar nevojën për të zhvilluar bisedime përmbajtësore, të ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtar, të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjërës palë, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në rajon, fqinjësi të mirë dhe prosperitet për të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës”, thuhet në komunikatën e MPJ.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
