fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Cilat janë planet e BE-së për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi?

Publikuar

Bashkimi Evropian pritet ta kontrollojë zbatimin e marrëveshjes së normailizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me mekanizmin special mbikëqyrës të BE-së, kjo e fundit ka dhënë detaje për Klan Kosovën.

“Monitorimi i zbatimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit do t’i nënshtrohet asaj që Palët bien dakord”, thuhet në përgjigjen e Brukselit zyrtar.

Ideja për këtë mekanizëm u zbulua nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në prag të vizitave që i bëri gjatë javës së shkuar Kosovës dhe Serbisë.

” Do të ketë një mekanizëm që rregullisht do të monitorojë përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve nga marrëveshja gjithëpërfshirëse. Marrëveshja nuk është fundi i rrugës së integrimit evropian, por fundi i një faze të rëndësishme pas së cilës përparimi në rrugën evropiane do të varet nga përmbushja e marrëveshjes “, pati deklaruar ai.

Sot janë bëre 10 vjet nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021