Lajme
Cilat janë pikat e forta të Abazit, sipas Kurtit

Albin Kurti, lider i LVV, ka dalur në përkrahje të kandidatit të tij për deputet për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, duke thënë se e vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi
“Politika nuk përparon pa u thënë e vërteta. E vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook..
Kurti ka thënë se Boikenin e njeh prej më se 15 vitesh dhe prej atëherë bashkëpunon me të.
Ai, ka thënë Kurti, është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm.
“Boikeni as nuk shitet, as nuk blihet. Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin”, tha Kurti.
LVV, për herë të parë po merr pjesë nē zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Në Kosovë, në zgjedhjet e 14 shkurti, LVV ka dal fituese.
