Sport
“Chicharito” e mbyll me Galaxy, por jo me futbollin e luajtur

Javier “Chicharito” Hernández ka plane të reja për të ardhmen dhe siç është spekuluar prej disa javësh, sulmuesi meksikan nuk do të rikthehet për vitin 2024 me Los Angeles Galaxy.
Ish-lojtari i skuadrave të tilla si Chivas, Manchester United, Bayer Leverkusen, Real Madrid, West Ham dhe Sevilla, ka ndarë përmes llogarisë së tij në Instagram një mesazh lamtumire për LA Galaxy pas 4 viteve që ka jetuar në klub:
“Jeta bëhet emocionuese kur i lejon vetes të ndryshosh dhe të evoluosh drejt sfidave të reja. Faleminderit të gjithë njerëzve që u përfshinë në rrugën time këto 4 vite. Faleminderit për gjithçka LA Galaxy”, ishte mesazhi i Chicharitos.
Lexo edhe:
- Air Albania në kapacitet maksimal, biletat mbarojnë për pak orë
- Stuhia Ciara godet Shqipërinë, FSHF shtyn disa ndeshje të fundjavës
- “Faleminderit Spalletti, por ndihem argjentinas”, talenti i Serie A refuzon Italinë
- Ndryshon organizimi i “Topit të Artë”, ndërhyn edhe UEFA! Shtohen dy çmime të reja
Megjithatë, Hernández nuk e konfirmoi se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, kështu që në muajt apo edhe javët e ardhshme do të zbulohet se cila do të jetë sfida e re që Chicharito do të marrë përsipër në karrierën e tij.
Meksikani mund të negociojë me çdo klub në dritaren e ardhshme të transferimeve.
The post “Chicharito” e mbyll me Galaxy, por jo me futbollin e luajtur appeared first on SuperSport.
