fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Champions Leaguen që fitoi Reali nuk e mban mend askush”, Ancelotti i përgjigjet Pique

Publikuar

Gerard Pique provokon Real Madrid edhe pse tashmë nuk është më një lojtar i Barcelonës. Ish-mbrojtësi u shpreh së fundmi se Champions Leaguen numër 14 që Reali e fitoi para dy sezonesh nuk do ta mbajë mend askush, pasi sipas tij madrilenët ishin inferior ndaj të gjithë kundërshtarëve dhe fituan vetëm sepse kishin fatin në krahun e tyre.

Lexo edhe: 

Por, një deklaratë e tillë kaq provokuese nuk kaloi pa përgjigje nga trajneri Carlo Ancelotti i cili theksoi se Pique është në botën e tij dhe nuk e kupton atë që ndodh në klubin e Real Madrid.

“Pique jeton në botën e tij, e cila në fakt nuk ka asnjë lidhje me Real Madridin. Unë ju siguroj se asnjë tifoz nuk e harron Championsin numër 14. Është një Champions që do të mbahet mend përgjithnjë”, theksoi tekniku italian.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook