Lajme
Çfarë rruge ndoqën hakeret për të sulmuar sistemin e tatimit në pronë?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në bazë të asaj cka është konfirmuar deri me tash hakeret kanë tentuar që përmes rrugëve alternative elektroni te kenë qasje në sistemin informativ të tatimit në pronë. Duke përdorur të dhëna nga regjistri civil, sulmuesit, që sipas Ministrisë së Financave pa sukses, kanë tentuar të kenë qasje në Sistemin Informativ të Tatimit në Pronë.
Të paktën kështu ka thënë Ministria e Financave në një njoftim të lëshuar për medie për këtë rast.
“Ministra e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri me tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë”, thuhet në njoftim.
Ministra e Financave ka siguruar qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë. “Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente”, thuhet në njoftim ./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
