Sport
Çfarë po ndodhë me Eden Hazard?

Madrelienëve po u mungon krijuesi i ndryshimeve përkrah Karim Benzema, mirëpo përfaqësuesi belg nuk po mund ta gjejë rrugën drejt rikuperimit.
Që kur Cristiano Ronaldo u largua nga Santiago Bernabeu në vitin 2018, Karim Benzema ka marrë përsipër barrën e golave për Madridin. Megjithëse francezi e ka bërë këtë në mënyrë të mrekullueshme, ai përsëri ka nevojë për ndihmë, shkruan Goal.

Eden Hazard
Real Madrid ka paguar 100 milion Euro për reprezentuesin belg, edhe pse Hazard ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Chelsean.
Që nga ajo kohë Eden Hazard ka luajtër më pak se gjysmën e ndeshjeve, duke kompletuar nga 90 minuta vetëm në 4 raste.
Ai poashtu ka shënuar vetëm katër gola në 36 paraqitje në të gjitha garat, për shkak që po i merr shumë kohë rikuperimi nga lëndimet, dhe në momentin që rikthehet po e pret prap një fat i keq me lëndime të rradhës. /tg/
